Kosovska Agencija za Energetsku Efikasnost

prev next
 

Promovimi i Info-këndeve për efiçiencën e energjisë (EE)

19 12 2014

Në ceremoni morën pjesë Kryeshefi i Agjensisë së Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (AKEE) z. Bedri Dragusha, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës z. Dardan Sejdiu, Zëvendëspërfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë znjsh. Alessandra Roccasalvo, Menaxherja e projektit të UNDP “Mbështetja zhvillimit të qëndrueshëm me emitime të ulëta (SLED)” znj. Xheva Berisha – Rexhepi si dhe zyrtarë të komunave të Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës e Gjilanit.


Zëvendëspërfaqësuesja rezidente e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, ka thënë se projekti SLED që po implementohet nga UNDP-ja, është një projekt që është mbështetur financiarisht nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Qëllimi i projektit është për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në përfshirjen e shqetësimeve për ndryshimet klimatike në prioritetet sektoriale, duke i mundësuar Kosovës që të merret me çështjet e ndryshimeve klimatike dhe për ta konsideruar atë jo vetëm si një çështje të ndarë mjedisore por si një çështje të zhvillimit të qëndrueshëm. Projekti do të rrit kapacitetet për një zhvillim me emitim të ulët të gazrave serrë, në nivelin kombëtar dhe lokal.


Projekti ka mbështetur themelimin e info-këndet për EE në komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Dragash, Shtërpcë, Graçanicë dhe Mitrovicë.
Roccasalvo: Me efiçiencë ta ruajmë ambientin

“Mund të themi që me të gjitha gjërat që po ndodhin tani me ndryshimet klimatike pse është me rëndësi të flasim për efiçiencën energjetike. Është fakt i qartë, në qoftë se reduktojmë shpenzimet e energjisë atëherë do të reduktojmë edhe ndikimet negative në mjedis. Masat për efiçiencë të energjisë do të ndihmojnë të gjithë qytetarët dhe mendoj që në tërë botën gjithnjë e më shumë është duke iu thënë fëmijëve që ti ndalin dritat kur nuk janë në dhomë etj.”
Dragusha: Ta ruajmë energjinë

Edhe kryeshefi i Agjencionit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Bedri Dragusha, tha se përdorimi efecient i energjisë elektrike kontribuon në ruajtjen e energjisë por edhe të mjedisit.
“Qëllimi i hapjeve të indo-këndeve sot këtudhe nëpër komuna tjera është që ti afrohemi qytetarit më afër, ta dijë qytetari ynë se cilat janë mundësitë e kursimit ashtu qt ashtu që të rrit komfortin e brendshëm dhe të kursej xhepin e vet. Kursimi i energjisë nuk do të thotë që ne gjithsesi t’i fikim dritat dhe të rrimë në terr. Kursimi i energjisë ka të bëjë më tepër me kursim të energjisë kur kjo mund të bëhet duke ruajtur komfortin. Kjo mund të bëhet posaçërisht në ndërtesa publike të cilat menaxhohen nga niveli komunal dhe niveli qendror”, ka deklaruar ai.

Sejdiu: Efiçienca preokupim për Prishtinën
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, theksoi se efiçienca e energjisë është një temë preokupuese për Prishtinën.

“Sa i përket vet temës së efiçiencës së energjisë kjo është një temë e cila neve si qeverisje na preokupon shumë dhe jo vetëm në aspektin e efiçiencës dhe të energjisë por edhe në aspektin i cili ndërlidhet me përdorimin e energjisë për qytetin e sidomos për mobilitet dhe për godinat publike dhe krijimin e lagjes model për mënyrën e përdorimit të energjisë të cilin ne mendojmë si Komunë ta shtyjmë përpara”, deklaroi ai.
Për ndikimet pozitive të projektit SLED në punën e AKEE ka folur z. Arsim Kuliqi, Menaxher i Divizionit për Monitorim dhe Raportim në AKEE.


Rezultatet e arritura të projektit SLED në fushën e efiçiencës së energjisë i ka prezentuar z. Maliq Pireci, Zyrtar teknik për mjedis dhe ndryshime klimatike në projektin SLED.

 

Foto : 

 

 

video

Dokumenti

Partneri

Financiran od strane:

Austrian Development Cooperation

Eenergetska efikasnost

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Koliko primenjujete mere energetske efikasnosti?