Kosovska Agencija za Energetsku Efikasnost

prev next
 

Ligjeratat me klasët e 5 dhe të 6’ta ne lidhje me efiçiencen e energjisë

20 10 2014

Duhet të theksohet se të gjitha shkollat janë përzgjedhur në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore të çdo komunë.

Gjatë ligjëratave, nxënësit ishin shumë kureshtarë dhe entuziastë të dinë se si ne mund të ruajmë mjedisin dhe gjithashtu mundësinë e uljës së emetimeve të karbonit.

Në thelb të gjitha ligjëratat filluan me prezantimin e ligjëruesve dhe prezantimin e temës, ku ne u përpoqëm për të bërë mësimet më tërheqëse duke i bërë ato në të njëjtën kohë më shumë interaktive. U vu re se nxënësit kishin shumë pyetje që shumica e tyre ishin të lidhura për efikasitetin e energjisë dhe kursimin e energjisë në shtëpitë e tyre dhe ishin tashmë kurioz dhe të etur për të ditur dhe të mësuar më shumë per kursimin e energjisë.

Pastaj duke i treguar atyre filmin e animuar për efektet e emetimeve të karbonit në ngrohjen globale, si shkrirja e akullit në Polin e Veriut dhe ndikimi i saj në Arinjtë Polar, prodhimi i gazrave sere dhe proceset e tyre , kursimi i  energjisë në shtëpi dhe ndërtesa dhe ruajtja e biodiversitetit. Jemi munduar t’i bëjmë më interactive ligjeratat duke bërë pyetje dhe  fituar përgjigje ku kemi vërejtur se qëllimi i ligjëratave eshtë arritur. Ligjëratat ishin rreth 40 minuta ku janë vendosur postera dhe  janë dhënë broshura  për mësuesit në këto shkolla.

 

video

Dokumenti

Partneri

Financiran od strane:

Austrian Development Cooperation

Eenergetska efikasnost

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Koliko primenjujete mere energetske efikasnosti?