Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

U hap info-këndi për efiçiencë të energjisë

03 12 2013

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës u hap sot, 3 dhjetor, Info-Këndi për efiçiencë të energjisë. Kryetari i Komunës Burim Berisha e mirëpriti hapjen e këndit të parë të këtij lloji në Kosovë që është përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE). Info-Këndi përmban postera informues dhe mostra në praktikë të produkteve dhe shërbimeve që kontribuojnë në efiçiencën e energjisë.

Furnizimi me material demonstrues është realizuar në bashkëpunim me kompanitë kosovare të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime në sektorin e efiçiencës së energjisë.

Bedri Dragusha, kryeshef ekzekutiv i AKEE-së vlerësoj se ky model i ndihmon qytetarët të kuptojnë se si ndryshimi mund të fillojë nga ata. Ndërkohë, AKEE në bashkëpunim me komunat po punon për hartimin e planeve komunale për efiçiencë të energjisë, plane të cilat do t’i identifikojnë sektorët ku duhet intervenuar. Gjithashtu, informata më të hollësishme u prezantohen për fushatën informuese për efiçiencën e energjisë që po zhvillohet në të gjithë Kosovën, si dhe u bë publike uebfaqja e re e zhvilluar me përkrahjen e UNDP-së.

Gjatë përurimit u bënë të ditura edhe gjetjet e sondazhit të realizuar në shtator për efiçiencën e energjisë në Kosovë.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?