Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Shkolla Verore për EE dhe BRE, 2015

16 07 2015

Asociacioni Kosovar për Energji të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (AKEREE) me mbështetje të Organizatës Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), Projektit “Mbështetje zhvillimit me emitim të ulët – SLED” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer (KAS), po e organizon Shkollën Verore për Efiçiencë të Energjisë (EE) dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), 2015. Shkolla mbahet prej datës 26 deri me 31 Korrik 2015 në hotel “Magra-Austria” në Bogë të Pejës. Pjesmarrës të shkollës do të jenë studentë të vitit të tretë të studimeve bachelor dhe studentë të studimeve master nga universitete të ndryshme dhe programe të ndryshme studimi nga e tërë Kosova.

Gjatë 5 ditëve sa do të zgjasë shkolla studentët do të marrin informata të ndryshme dhe do të debatojnë për këto tema:

-          Politikat e përgjithshme dhe legjislacioni i Kosovës dhe BE-së në fushën e energjisë, posaqërisht për efiçiencën e energjisë (EE) dhe Burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE);

-          Burimet e ripërtëritshme të energjisë (energjia e diellit, erës, ujit, gjeotermike dhe e biomasës);

-          Efiçiencën e energjisë;

-          Mbeturinat dhe energjia;

-          Planet e qëndrueshme komunale për energji (SEAP);

-          Shembuj nga projekte të implementuara në Kosovë;

-          Konferenca për EE dhe BRE ku do të prezentohen përvojat e komunave në fushën e EE dhe BRE.

Ligjërues në Shkollën Verore do të jenë ekspertë me përvojë në fushën e EE dhe BRE si dhe profesorë nga fakultetet teknike të Univerzitetit të Prishtinës.

Shkarko thirrjen për aplikim në linkun: https://www.facebook.com/akereeSummerSchool

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?