Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Përfundon fushata vetëdijësuese për efiçiencën e energjisë (EE) në komunat Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Prishtinë

16 07 2015

Programi për zhvillim i kombeve të bashkuara (UNDP) në Kosovë përmes projektit “Përkrahje për Zhvillim me emetim të ultë”, financuar nga Fondi i Agjencionit Austriak për bashkëpunim (ADA) ka përkrahur shoqërinë civile në aktivitete të ndryshme për efiçiencën e energjisë (EE). Organizata jo qeveritare (OJQ) “Instituti për politika zhvillimore – INDEP” ka implementuar aktivitetet vetëdijesuese për efiçiencë të energjisë që nga nëntori i vitit  2014 deri në maj  të vitit 2015. Përfitues nag këto aktivitete kanë qenë qytetrët e  komunës së Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Prishtinës. Qytetarët kanë përfituar njohuri për koncepetet dhe masat e efiçiencës së energjisë, si munden ata të zbatojën këto masa, cilat janë përfitimet përmes tri broshurave informative për amvisri, rininë dhe bizneset, përmes takimeve informative dhe trajnime. Një numër i madh i qytetrëve është informuar për EE përmes  aktivitetet vetëdijesuese për EE në sheshet kryesore të këtyre komunave. Për të promovuar disa masa të lehta te EE janë dhuruar 830 llamba efiçiente për gjithsej 317, 117 prej tyre kanë qenë familje me nevoja sociale ndërsa 200 familje të kalimtarëve të rastit në sheshe.

 

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?