Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

prev next
 

Ligjeratat me klasët e 5 dhe të 6’ta ne lidhje me efiçiencen e energjisë

20 10 2014

Ligjeratat janë dhënë për klasët 5 dhe 6 ku është vazhduar me  raundin e dytë të ligjëratave, pas përfundimit të raundit të parë që përfshinte: disa shkolla të Prishtinës (që do të vazhdojë vitin e ardhshëm), Gjakovë dhe Mitrovica e Jugut pastaj kemi vazhduar në ofrimin e ligjeratave për shkollat në komunën e Drenasit, Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut.

Duhet të theksohet se të gjitha shkollat janë përzgjedhur në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore të çdo komunë.

Gjatë ligjëratave, nxënësit ishin shumë kureshtarë dhe entuziastë të dinë se si ne mund të ruajmë mjedisin dhe gjithashtu mundësinë e uljës së emetimeve të karbonit.

Në thelb të gjitha ligjëratat filluan me prezantimin e ligjëruesve dhe prezantimin e temës, ku qëllimi ishte që mësimet të bëheshin më tërheqëse dhe interaktive. U vu re se nxënësit kishin shumë pyetje që shumica e tyre ishin të lidhura për efikasitetin e energjisë dhe kursimin e energjisë në shtëpitë e tyre dhe ishin tashmë kurioz dhe të etur për të ditur dhe të mësuar më shumë per kursimin e energjisë.

Pastaj duke i treguar atyre filmin e animuar për efektet e emetimeve të karbonit në ngrohjen globale, si shkrirja e akullit në Polin e Veriut dhe ndikimi i saj në Arinjtë Polar, prodhimi i gazrave sere dhe proceset e tyre , kursimi i  energjisë në shtëpi dhe ndërtesa dhe ruajtja e biodiversitetit. Ligjeratat ishin rreth 40 minuta ku janë vendosur postera dhe  janë dhënë broshura  për mësuesit në këto shkolla.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?