Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Komunat e Kosovës me platformë komunikimi për efiçiencë të energjisë

26 11 2013

Komunat e Kosovës do të shkëmbejnë informata për efiçiencë të energjisë përmes një platforme komunikimi online. Platforma e komunikimit është prezantuar të martën, më 26 nëntor, nga projekti i financuar nga Bashkimi Europian ‘Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme në Kosovë’ (EERES), që përkrah Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE).

Platforma do të mundësojë shkëmbimin e dokumenteve dhe praktikave më të mira mes zyrtarëve komunal përgjegjës për sektorin e energjisë. Prezantimi i platformës vjen në kohën kur për herë të parë komunat po punojnë për të hartuar planet komunale për efiçiencë të energjisë. Planet komunale do të jenë një pasqyrë reale e fushave ku duhet intervenuar në zbatimin e masave te efiçiencës së energjisë në nivel lokal.

Arsim Kuliqi, udhëheqës i divizionit për monitorim dhe raportim në AKEE tha se: “Kjo platformë do të lehtësoj komunikimin e komunave mes vete, por edhe me nivelin qendror. E gjithë kjo do të kontribuojë në hartimin e planeve komunale më të mira të efiçiencës së energjisë, plane të cilat identifikojnë nevojat e ndërhyrjes dhe aplikimit të masave të efiçiencës energjisë”.

Planet e para komunale për efiçiencën e energjisë pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2014. Zoran Bogunoviç, i angazhuar direkt në hartimin e platformës së komunikimit nga projekti EERES, theksoj se ndër tiparet e platformës është zhvillimi i komunikimit mes përdoruesve në një platformë të mbyllur dhe të sigurt. Prezantimi i platformës u përcjell me një seancë trajnimi në praktikë për përdorimin e platformës.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?