Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Komuna e Obiliqit dhe Programi për zhvillim i kombeve të bashkuara (UNDP) në Kosove nënshkruan marrëveshjen implementimin e projektit “Zëvendësimin e ndriçimit ekzistues të rrugëve nga llambat e merku

16 07 2015

Komuna e Obiliqit dhe Programi për zhvillim i kombeve të bashkuara (UNDP) në Kosove, përmes projektit “Përkrahje për Zhvillim me emetim të ultë”, financuar nga Fondi i Agjencionit Austriak për bashkëpunim (ADA), në qershor 2015, kanë nënshkruan marrëveshjen implementimin e projektit “Zëvendësimin e ndriçimit ekzistues të rrugëve nga llambat e merkurit dhe natriumit të presuar me llampat LED“.  Ky projekt ka për qëllim zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë, në nivel lokal, për të kontribuar në arritjen e objektivat e Planit Kombëtar për Efiçiencë të Energjisë (2010 -2018) për të redukuar me 9% konsumin e energjise. Me këtë projekt do të zëvendësohen 109 llamba ekzistuese për ndriçim të rrugëve:  “Adem Jashari”, “Durrësi”, “Ferid Curri”, “Hasan Prishtina”, “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Daut Hashani” në Obiliq. Sipas llogartijeve shpenzimi i energjisë elektike në ndriçim në ato rrugë të zbres nga 65,645.25 kW.h/vit në 46,126.73 kWh/vit. Redukimi i lirimit të CO2 pritet të jetë rreth 66,330.00 kgCO2/vit, ndërsa përfitimi ekonomik rreth 5000 €/vit.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?