Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Ka filluar rishikimi i Ligjit për Efiçiencë të Energjisë

12 09 2013

Ka filluar hartimi i projektiligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-016 për Efiçiencë të Energjisë. Ky vendim vjen pas kërkesës nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si autoritet mbikqyrës për zbatimin e ligjit.

Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është pjesë e grupit punues krahas Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ministria e Administratës Publike, KOSTT – Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, Koorporata Elektroenergjetike e Kosovës, Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës ‘Termokos’, Asociacioni i Komunave dhe organizatat jo-qeveritare.

Drafti i parë parashihet t’i dorëzohet qeverisë në fund të muajit tetor të vitit 2013. Ligji ka për qëllim përcaktimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe institucional për rregullimin e fushës së efiçiencës së energjisë.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?