Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Fushata vetëdijësuese për efiçiencës së energjisë (EE)

16 07 2015

Projekti “Mbështetja për zhvillim me emetim të ulët – SLED” i UNDP-së, i  financuar nga Austrian Development Cooperation dhe UNDP-ja, ka implemtuar fushatën vetëdijësuese për EE. Fushata ka filluar që nga viti 2013. Nga anketa e ndërmarrë në vitin 2013 ka rezultuar se qytetarët kanë shumempak njohuri se çfarë ëshët efçienca e energjisë dhe cilat janë masat për të qenë efiçientë në përdorimin e energjisë. Për këtë arësye janë  themeluar 11  info-kënde për EE në 10 komuna të Kosovës (Prishtinë (2), Drenas, Gjilan, Gjakovë, Graqanicë dhe Mitrovicë e Jugut, Dragash, Shërpce, Fushë Kosovë dhe Obiliq). Info-kënde ofrojnë  informata për mënyrat e ruajtjes së energjisë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë (EE) dhe mënyrat e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE). Poashtu, janë mbajtur 200 ligjërata për efiçiencën e energjisë me 5600 nxënës të klasave të 5-ta dhe 6-ta në shkollat e komunës së Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut, Dranas, Graqanicë, Gjilan dhe Mitrovicë e Veriut.. Gjatë ligjërimit në shkolla është përdorë animacioni edukativ “Mendo për të nesërmen”, janë shpërndarë broshura “Sfida prej një ton” si dhe janë vendosur posterët për masat e EE. Poashtu fushata ka përfshirë edhe një gamë të gjerë të promovimit mediatik, plasimin e informatave për EE në 6 veb-portale , gazeta, TV,  në radio-stacione lokale.

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?