Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

 

Fillojnë takimet me komunat për përgatitjen e Planeve Komunale për EE

12 09 2013

Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) ka filluar takimet me përfaqësuesit e komunave në kuadër të përgatitjes së Planeve Komunale të Efiçiencës së Energjisë (PKEE).

Hartimi i planeve komunale po realizohet me përkrahjen e afërt të projektit të financuar nga Bashkimi Europian ‘Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë – EERES’.

Gjatë muajit shtator, zyrtarë nga AKEE dhe projekti EERES po realizojnë takime me 14 komunat e përzgjedhura për të parë ecurinë e grumbullimit të dhënave. Përvoja dhe modeli i zbatuar në këtë fazë nga këto komuna do të zbatohet nga pjesa e tjetër e komunave në të ardhmen.

Të dhënat e grumbulluara do të identifikojnë sektorët ku kërkohet ndërhyrje në mënyrë që të rritet efiçienca e energjisë. Dhe si rezultat, për herë të parë Komunat do ta kenë Planin e tyre për Efiçiencë të Energjisë. Zhvillimi i planeve komunale ka shënuar edhe bashkëpunimin më të lartë të nivelit qendror dhe komunal në shërbim të rritjes së efiçiencës së energjisë në Kosovë.  

 

video

Dokumentet

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation

Efiçienca e energjisë

038 200 215 50
 
 
 
 
Anketa

Sa zbatoni masat e efiçiencës së energjisë?